Home Bota 25 nxënës hum...

25 nxënës humbin jetën pasi klasa e tyre me kashtë merr flakë

33
0

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Nigeri. Të paktën 25 fëmijë të moshës 5-6 vjeç kanë vdekur pasi klasat e tyre me kashtë u përfshinë nga zjarri në Nigerin jugor, në Afrikë.

Disa të tjerë u plagosën gjatë zjarrit, i cili shpërtheu të hënën në mëngjes ndërsa fëmijët merrnin pjesë në mësimet shkollore në rajonin Maradi të vendit.

Në Nigeri, klasat e tejmbushura shpesh ndërtohen duke përdorur dru dhe kashtë kur strukturat kryesore me tulla nuk janë në gjendje të strehojnë të gjithë nxënësit e shkollës.

Disa nga të plagosurit thuhet se janë në gjendje kritike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit