Home Aktualitet 3 marrëveshje...

3 marrëveshjet e Berlinit, ish-ministri Preçi: Impakti do jetë veç propagandistik

74
0

Në Samitin e Procesit të Berlinit, mes vendeve të Ballkanin Perëndimor u firmosën tre marrëveshje. Ish-ministri i Financave, Zef Preçi thotë se këto marrëveshjet veç efektit propagandistik, nuk kanë ndonjë efekt të madh për vendin tonë.

“Vështirë të japësh një përgjigje ezauruese. Çfarëdo marrëveshje për lëvizjen e lirë është për t’u përshëndetur. Por këto hapa duhet të jenë të matura për të mos dëmtuar ekonominë shqiptare. Koha kur qeveritë shqiptare nënshkruanin çdo marrëveshje që ofrohej duhet lënë pas.

Lëvizja me karta është diçka e mirë, por nuk kemi fluks të madh lëvizje drejt rajonit, janë ata që vijnë këndej. Njohja e diplomave është e njohur me faktin që shqiptarët janë të prirur të shkojnë drejt BE dhe jo rajonit. Duhen krijuar impulse që prodhimi vendas të marrë atë peshë që i takon. Përveç efektit propagandistik, nuk mendoj se ka ndonjë efekt në vendin tonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit