Home Aktualitet 3 propozimet ...

3 propozimet që shmangin kolapsin në sistemin e Drejtësisë

10
0

Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi, thotë se largimet e paparashikuara të magjistratëve nga sistemi për shkak të Vetting-ut i ka gjetur të papërgatitur, por përjashton kolapsin në sistem. Po ashtu ai thotë se ekziston për të shkuar drejt tij. Këtë garanci e bazon tek institucionet e drejtësisë, të cilat duhet ta evitojnë atë, duke bërë ndërhyrje të forta legjislative për të kompensuar humbjet.

”Reforma në Drejtësi është politike publike, e madhe më e rëndësishmja që nga komunizmi dhe si çdo politikë publike dhe ka të papritura gjatë rrugës dhe sa i takon këtij problemi të largimit të paparashikuar të magjistratëve nga sistemi jemi disi të papërgatitur, megjithatë nuk është e mundur të shkohet drejt kolapsit. Në rast se këto pruruje që janë identifikuar deri tani për përqindjen e magjistratëve që lënë sistemin si rezultat i Vetting-ut dhe nëse konfirmohet dhe nuk bëhet asgjë natyrisht që do shkojmë drejt kolapsit. Kolapsi nuk është opsion se për ta evituat atë janë institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë është parlamenti dhe miqtë ndërkombëtarë. Kolaps nuk mund të kemi por nuk duhet të rrimë duarkryq duhen bërë ndërhyrje të forta legjislative për të kompensuar humbjet ne sistem dhe e vetmja mënyrë është duke shtuar prurjet”,-tha për ”A2cnn”.

Po ashtu Ibrahimi bëri të ditur edhe 3 propozime. “Të përshpejtohet procesi i formimit të magjistratëve të rinj dhe në këtë mënyrë fitojmë ritëm në prurjet. Propozimi 2 ka të bëjë me prezantimin e figurës së ndihmës ligjorit në të gjitha nivelet, do të zbuste problemin e vakancave në prokurori. Dhe i treti; ish-anëtarët e këshillave si unë në përfundim të mandatit të emërohen gjyqtar në apel, ku vakancat janë më të theksuara. Nëse në drejtësi largimet janë 60%, në apel janë mbi 70%”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit