Home Aktualitet ”30 Qer...

”30 Qershori”, Kume tregon dy vendimet që mund të marrë Gjykata Kushtetuese

237
0

”Nëse Gjykata Kushtetuese nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nuk ka zgjedhje të pjesshme dhe vetëm atëherë presidenti mund të dekretojë zgjedhjet vendore në të gjithë territorin e Republikës, por nëse e quan procesin të rregullt. Presidenti shpall zgjedhjet në bashkitë pa kryetar”. Janë këto dy mundësitë që sheh ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Për të Komisioni i Venecias nuk i dha përgjigje kërkesës për vlefshmërinë e zgjedhjeve.

“Gjykata Kushtetuese në funksion të vendimmarrjes ka në duar opinionin e Venecias dhe u shprehën dhe të interesuarit në këtë proces. Nuk duhet t’i referohemi opinionit si zgjidhës të problemit problemin e zgjidh Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj.

Kam qenë i rezervuar se shihja diçka që nuk shkonte në opinionin e Venecias që lidhet me faktin se shprehet për vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe pamundësinë e Gjykatës Kushtetuese për të gjykuar vlefshmërinë e zgjedhjeve ndërkohë që Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar opinion për vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Gjykata kushtetuese nuk ka marrë përgjigje për këtë pyetje dhe kjo u duk te reagimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, ku u shtrua pyetja: Kur nuk ka mundësi të gjykojë vlefshmërinë e zgjedhjeve të anëtarëve e kryetarëve bashkiakë si mund të shkohet në Strasburg pa u shterur këto mundësi dhe duhet të presim deri në fund se cili do të jetë vendimi i Gjykatës dhe nuk kemi pse themi që problemi mbaroi”.

Sipas Kumes vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të futen në lojë partitë dhe presidenti. Ky i fundit thotë ai, është i detyruar të shpallë zgjedhjet e pjesshme apo vendore, pas vendimit të Kushtetueses, gjë që nuk e ka bërë pasi ai nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit