Home Aktualitet 31 vjetori i ...

31 vjetori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Biberaj: Mediat në vend të mos bëhen shërbëtorë të pushtetit kriminal

490
0

Me rastin e 31 vjetorit të daljes së numrit të parë të gazetës ”Rilindja Demokratike”, Aleksandër Biberaj thotë se sot media nuk duhet të bëhet shërbëtore e pushtetit kriminal, por të mbajë rolin e saj, në një Shqipëri që për të mungon demokracia, ndarja dhe balancimi i pushteteve, kontrolli i pushteteve dhe ku një palë i ka të gjitha pushtetet. Numri i parë i kësaj gazete doli në 5 janar të vitit 1991 dhe ishte gazeta e parë e lirë pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri.

Nga: Aleksandër Biberaj

5 Janar 1991-5 Janar 2022! 31 vjet nga numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” e cila u botua pas 46 vitesh diktaturë dhe mungesë të shtypit të lirë!

Te dashur miq,

Një ndër sfidat e para pas krijimit të Partisë Demokratike më datën 12 Dhjetor 1990 ishte edhe botimi i gazetes sonë, që do të përconte fjalën e lirë pas një shtypje të tmerrshme 46-vjeçare dhe mungesë totale të shtypit të lirë. Dhe kjo sfidë u bë realitet më datën 5 Janar 1991 kur edhe doli numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetë që u lexua “pa dalur akoma në treg”, pasi shqiptarët ishin të etur për fjalën e lirë, për shtypin e lirë, për lirinë.

Sot natyrisht që është një ditë falënderimi për të gjithë ata intelektualë, politikanë, gazetarë, editorialistë që kontribuan në daljen e numrit të parë të”RD-se”, po ashtu për punonjësit e shtypshkronjës që punuan natë e ditë për botimin e saj, si dhe për punonjësit e postës që e shpërndanë atë më datën 5 Janar nga Tropoja në Konispol.

Gjithashtu sot duhet të shërbejë edhe si një ditë reflektimi në kujtim të 31 vjetorit të daljes së gazetës së parë të lirë “Rilindja Demokratike”, për të gjitha mediat dhe gazetarët, pronarët, kryeredaktorët dhe redaktorët, që të mos bëhen shërbëtorë të mafies, bandave dhe pushtetit kriminal, por të mbajë lart emrin gjigant që kanë, dhe pushtetin e pakufi moral që kanë ta perdorin jo për pasurime, privilegje të jashtëligjshme dhe për abuzime, por për interesat kombëtare dhe popullore të qytetarëve.

Nëse në një vend si Shqipëria ku mungon demokracia, mungon ndarja dhe balancimi i pushteteve, mungon kontrolli i pushteteve dhe një palë i ka të gjitha pushtetet, atëherë roli i medias/shtypit të lirë është jetik si oksigjeni që kombi dhe shoqëria mos të asfiksohen përfundimisht dhe vendi të shkojë drejt shuarjes/zhdukjes/tjetërsimit total, ku qindëra e mijëra shqiptarë asimilohen nëpërmjet emigracionit dhe zëvëndësohen me refugjatë që do të vijnë në Shqipëri nga vendet në konflikt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit