Home Aktualitet Erion Braçe p...

Erion Braçe për sulmet e Metës ndaj SPAK: Cenon integritetin e institucioneve

229
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka folur për deklaratat e bëra së fundmi nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kundër kreut të SPAK, Altin Dumani.

Për mua nuk kanë rëndësi fare ato që thotë përveçse në rastin kur sulmon drejtësinë. Një vendim sado i padrejtë të jetë në gjykimin tënd, nuk mbrohet se ti je politikan. Ka procedurë ligjore dhe çdo vendim i padrejtë i një gjykate ankimohet. Fuqia që politikanët përdorin për të delegjitimuar punën e prokurorit, të gjykatësit apo gjyqtarëve të drejtësisë së re, duhet të ndalet këtu. Cenon fort integritetin e këtyre institucioneve. Shqiptarët nuk kanë nevojë për pabarazi para ligjit. Kanë nevojë për politikanë të përulur që u nënshtrohen proceseve ligjore si gjithë të tjerët”- tha Braçe në Top Talk.

“Është një dështim. Të nisesh me një vizion komplet tjetër pro perëndimor, madje të udhëheqësh projekte brenda Partisë Socialiste me organizatën rinore për ta moderizuar dhe orientuar atë, tani të përfundosh në një luftëtar kundër këtyre interesave, nuk shkon, është dështim i madh”- shtoi Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit