Home Aktualitet 34 mijë vepra...

34 mijë vepra penale, 62 viktima nga vrasjet në Shqipëri

40
0

34 mijë është numri i veprave penale. Kjo shifër doli pas analizave në të 12 drejtoritë e policisë. Për ekspertët ky numër është shqetësues kjo pasi tregon se në një ditë konsumohen mesatarisht 10 vepra penale ndërsa numër më të lartë njohën dhe vrasjet me 62 të tilla.

Sa i përket ngjarjeve kriminale, Vlora, Durrësi dhe Tirana kanë rezultatin më të ulët në zbardhjen e tyre me 79, 80 dhe 89 përqind ndërsa qarku më i suksesshëm është Korça.

Ashtu si dhe në analizat e tjera ndër vite edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Nano e vuri theksin tek goditja e narkotikëve si një ndër sfidat e tij. Sot kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kërkoi ndihmën e qytetarëve për uljen e kriminalitetit në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit