Home Aktualitet 4 ikonat e kr...

4 ikonat e krimit që SPAK nuk i kapi

285
0

Avokati pagoi 120 mijë euro për vrasjen e ish-bashkëshorten

Dëshmia e Nuredin Dumanit ka hapur dosjet më të bujshme të krimit në Shqipëri, që kishin zënë pluhur prej vitesh. Talo Cela, Ervis Martinaj, Suel Cela, Florenc Capja, katër personazhet e botës së krimit nuk janë kapur, ndaj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa, thotë se mund të jetë dekonspiruar operacioni pasi mënyra e dhënies së informacionit në ditët e sotme është e sofistikuar.

”Mënyra e dhënies së informacionit është e sofistikuar. Janë aplikacionet, radiot e koduara të cilat përdorin frekuenca të veçanta të cilat rrisin ose ulin shpejtësinë për të mos u identifikuar. Kjo është një nga ato arsye përse çdo punonjësi policie duhet t’i përgjohet telefoni”,-tha Sofa.

Në listën e gjatë të ngjarjeve për të cilat është rrëfyer para prokurorëve, Dumani ka treguar një episod kur i janë ofruar 120 mijë euro nga avokat Alban Bengasi tashmë i arrestuar për të vrarë ish-bashkëshorten e tij. Në dëshminë e tij, dhënë më 15 prill të këtij viti, Dumani tha se fillimisht Bengasi u kishte kërkuar ta rrihnin ish-bashkëshorten e tij. Po ashtu Dumani tregon se avokati Bengasi u kishte kërkuar ta vrisnin, meqë ajo e kishte tradhtuar me një mikun e tij të ngushtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit