Home Bota 40 viktima ng...

40 viktima nga aksidenti tragjik në Greqi, jep dorëheqjen ministri i Infrastrukturës: Shenjë minimale respekti

120
0

Ministri i Infrastrukturës, Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, pas përplasjes së trenit në Larisa, që deri më tani i kanë marrë jetën 40 udhëtarëve. “Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj”, deklaroi ai. Dorëheqja është dorëzuar menjëherë pasi u kthye nga vendi i përplasjes së trenit në Larisa.

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht.

Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t’i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike.

Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek. Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”.

Konsulli i Selanikut, Arqile Sota thotë se nuk ka shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik, por vetëm 5 të plagosur. Ai aktualisht ndodhet në një takim me drejtorin e spitalit të Larisës, aty ku po marrin mjekim shumica e të lënduarve nga përplasja e dy trenave afër Larisës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit