Home Aktualitet 450 mijë shqi...

450 mijë shqiptarë si ”refugjatë”

53
0

Emigrimi dhe azili, janë fjalët më të dëgjuara në Shqipëri. Emgrimi drejt vendeve perëndimore, dominohet nga rikthimi i shqiptarëve në atdhe, ku përgjatë dekadës së fundit janë larguar 450 mijë vetë dhe janë kthyer 237 mijë.

Shifrat e migracionit neto tregojnë se vendi ynë ka humbur që nga viti 2011, 7.5% të banorëve të saj. Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë se ritmet e ikjes janë përshpejtuar në vitin 2021, ndërsa efektet e braktisjes janë parë në 11 qarqet e vendit, me përjashtim të Tiranës.

Emigracioni masiv i shqiptarëve nisi në vitin 1990, dhe 32 vite më pas shifrat e shpopullimit, nuk duket të jetë frenuar nga politikat vendase. Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë vendet ku janë shpërngulur shumica e qytetarëve 3 dekadat e fundit, ku numri i emigrantëve arrin në 1.2 mln.

Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës, janë bërë kërkesat kryesore që kanë motivuar largimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit