Home Aktualitet 500 mijë euro...

500 mijë euro në banesë, sanitarja kërkon mëshirë por dënohet me burg: Paratë mi dha vetë

226
0

Pas një kalvari të gjatë me seanca gjyqësore, Gjykata e Tiranës dënon me 20 muaj burg Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe 4 vite e 8 muaj burg për sanitaren e saj Rozeta Dobi, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro të fshehura në oxhak. 3 vite e 4 muaj burg u dha për djalin e sanitares, Havier Dobin.

Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe më pas vetë ish-zyrtares Alda Klosi. Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Dobi kërkoi mëshirë dhe ka mohuar që të ketë vjedhur. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që ti mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur. S’kam dashur t’i bëj asgjë keq. Unë skam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.

Alda Klosi nuk ishte e pranishme por u mbrojt nga avokati i cili kërkoi pafajësi sepse e pandehura Alda Klosi është krye familjare ka një vajze dhe një djalë të mitur dhe po ashtu ka probleme shëndetësore Gjithashtu kërkoi që dënimi të jetë i njëjtë me kohën e qëndrimit në paraburgim

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit