Home Bota 51 viktima ng...

51 viktima nga zjarret, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! 372 banorë të zhdukur

1273
0

Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa lufton zjarret e furishme pyjore në të gjithë vendin që kanë vrarë të paktën 51 persona. Autoritetet thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

“Duke pasur parasysh kushtet e tragjedisë, numri i viktimave me siguri do të rritet në orët e ardhshme”, tha presidenti kilian Gabriel Boriç në një deklaratë televizive të shtunën.

Rreth 92 zjarre aktive po digjen në pjesë të ndryshme të vendit dhe deri më tani kanë prekur rreth 43,000 hektarë, tha Ministrja e Brendshme Carolina Tohá. Zjarrfikësit kanë kontrolluar 40 zjarre dhe janë ende duke luftuar me 29.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit