Home Bota 59% më shumë ...

59% më shumë refugjatë se në 2020 arritën në Europë

7
0

Nga janari deri në korrik pati një rritje prej 96% të mbërritjeve të emigrantëve në rrugën e Mesdheut Qendror, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Këto janë të dhënat e komunikuara nga agjencia Frontex.

Numri i mbërritjeve në Europë, në shtatë muajt e parë të 2021, tejkaloi 82 mijë, 59% më shumë se në vitin 2020. Në korrik, mbërritjet ishin 17,300, 33% më shumë se në korrik 2020. Nga emigrantët që arritën në Europë muajin e fundit, ata që udhëtuan në rrugën mesdhetare qendrore zënë pjesën më të madhe.

Me 7,600 kalime kufitare, në përputhje me numrat e korrikut 2020, totali për shtatë muajt e parë arrin 30,800. Në Europë, numri i përgjithshëm i mbërritjeve në shtatë muajt e parë të 2021 tejkaloi 82 mijë, 59% më shumë se në vitin 20.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit