Home Aktualitet 6 marsi, Shko...

6 marsi, Shkodra është beteja e demokratëve të përçarë

95
0

Në 31 vite demokraci, Shkodrën në zgjedhjet si lokale apo dhe të përgjithshme, e kanë fituar gjithnjë të djathtët. Në këtë bashki për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit janë zyrtarizuar 2 kandidatë, Majlinda Angoni në radhët e Partisë Socialiste dhe Bardh Spahia i cili do garojë si pjesë e koalicionit të Rithemelimit me LSI-në dhe Partinë Demokristiane.

Kjo është hera e parë që kjo parti shkon në zgjedhje e ndarë mes Berishës dhe Bashës. Nëse kjo përçarje reflektohet dhe në kutitë e votimit, për herë të parë e djathta rrezikon të humbasë bastionin e saj historik, Shkodrën.

Me rëndësi në këto zgjedhje do jetë pozicionimi i partisë social demokrate të Tom Doshit, votat e së cilës mund të jenë vendimtare për rezultatin. Për ”Euronerws Albania”, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri mohoi çdo bashkëpunimin me PSD-në.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit