Home Sporti 6 milionë eur...

6 milionë euro në sezon, Lautaro drejt rinovimit me Inter

6
0

Largimi i Romelu Lukakut, ka bërë që përgjegjësia e sulmit tek Inter të mbetet tek sulmuesi Lautaro Martinez.

Megjithatë as futbollisti argjentinas nuk është ende i konfirmuar në radhët e kampionëve të Italisë për sezonin në vazhdim. Martinez ishte një prej faktorëve kryesorë të titullit nën drejtimin e Antonio Contes, me 17 gola në 38 ndeshje.

Pikërisht prej këtyre shifrave, dhe pavarësisht dy afrimeve të reja, Denzel Dumfries dhe Edin Dzeko, Inter kërkon me doemos të zgjasë bashkëpunimin me sulmuesin argjentinas. Gjatë kësaj mesjave ka patur një takim pozitiv mes drejtuesve zikaltër dhe agjentit të futbollistit argjentinas.

Edhe pse ekziston një diferencë e vogël mes kërkesës dhe ofertës, palët janë optimiste për gjetjen e gjuhës së përbashkët deri në fund të dritares së transferimeve.

Inter dhe Martinez kanë projektuar një rinovim deri në vitin 2026, me argjentinasin që do të marrë rreth 6 milion euro në sezon.

Ofertat gjithsesi nuk munguan këtë verë për Lautaron. Tottenham u interesua në pritje të vendimit të Harry Kane dhe ofroi plot 90 milion euro.

Zgjatja e bashkëpunimit me Inter duket pranë duke parë dhe dëshirën e futbollistit. Sidoqoftë, Lautaro Martinez do të humbasë ndeshjen e parë me zikaltrit, i dëmtuar, por edhe i pezulluar nga një ndëshkim në javën e fundit të kampionatit të kaluar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit