Home Kronike 6 të vrarët n...

6 të vrarët nga mafiozët këtë verë

163
0

Në Shqipërinë e vitit 2022, mafia dhe bandat “bëjnë ligjin” si në vitet 97. Atentatet mafioze, të paguara me miliona euro, këtë verë i kanë marrë jetën 6 personave. Tre të rinj mbetën të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e 17 korrikut. Në drejtim të automjetit ku udhëtonin Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, u qëllua me 50 plumba duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Arma kërciti në Laç. Viktimë e të shtënave më armë mbeti Klisman Preçi. Në gjendje të rëndë u plagos Ylli Brahimi. Më 11 qershor, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën pasi automjeti me të cilin po lëvizte shpërtheu në rrugën Sauk-TEG. Në 3 qershor u vra në një atentat me armë zjarri në Shkodër Naim Bajri. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani” ku Bajri, i cili ka lidhje gjaku me fisin me të njëjtin mbiemër, kishte një dyqan peshku.

Po kush i stërvit këta vrasës, kush janë këta? Si i sigurojnë arsenalet me municione dhe armatim të rëndë, dhe më kryesorja si janë të pa gabueshëm në punën e tyre? Prej vitesh është përfolur se vrasësit me pagesë mund të vijnë nga radhët e ish-ushtarakëve që kanë kryer misione në vende ku ende ka luftë. Batalioni i Operacioneve Speciale (BOS) dhe Batalioni Komando i Forcave të Armatosura janë repartet elitë të ushtrisë. Atje efektivët trajnohën ndër vite me metodat më speciale luftarake të asgjësimit të “armikut”. Të stërvitur “për të vrarë”, efektivët njohin si “profesion” veç neutralizimin dhe asgjesimit me gjaktftohtësi. Prej vitesh është folur për mungesë të punësimit alternativ dhe të një trajtimi psikologjik, pasi me kalimin e kohës, ata nga “paqeruajtës” kthehen në rrezik potencial për sigurinë.

Kryepolici Gledis Nano ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo lëvizje është argumentuar me një impuls të ri që duhet t’i jepet hetimit të grupeve kriminale në vend. Opozita ecila është komode, thotë se Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që bandave.

A mund të parandalohen krimet me ndryshimet në polici? Ekspertë të fushës së krimit, japin disa zgjidhje që do të qetësojnë situatën. Ndërhyrje e menjëhershme me politika social-ekonomike lehtësuese dhe favorizuese për zonat më të prekura nga veprimtaritë e krimit të organizuar, si dhe ato më të largëta dhe vulnerabël. Forcimi i bashkëpunimit agjensi shtetërore-shoqëri civile për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e krimit të organizuar. /R.SH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit