Home Aktualitet 66 mjekë të r...

66 mjekë të rinj i shtohen sistemit shëndetësor

67
0

Sistemit shëndetësor publik i janë shtuar edhe 66 mjekë të rinj, të cilët sapo janë punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

Gjatë një takimi me 66 mjekët e rinj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se do të ketë rritje pagash jo vetëm për mjekët specialistë por edhe ata të familjes si dhe për infermierët.

Do të kemi këtë vit një rritje të targetuar të pagave për mjekët specialistë, paga bazë e të cilëve do të rritet me 500 dollarë. Gjithashtu do të rrisim pagën edhe për mjekët dhe infermierët tanë në masën 7% këtë vit. Duke filluar nga viti 2024, ne do të kemi sërish rritje page të targetuar për mjekët e familjes, mjekët e përgjithshëm dhe infermierët tanë, për të garantuar që politika e rritjes së pagave të jetë një politikë e qëndrueshme,” tha Ministrja Manastirliu.

Përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë punësuar më shumë se një mijë mjekë të familjes dhe mjekë specialist.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit