Home Aktualitet 7 korriku, Br...

7 korriku, Braimllari: Protestë ekonomike

32
0

Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë më 7 korrik në shesh, në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë “Rama 3”. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se thirrja për protestë është publike, edhe si e tillë nuk do të jetë protestë e 1 apo 2 partive politike, por një protestë ekonomike.

“7 korriku është mënyra më e mirë për të ngritur shpresën e qytetarëve për të protestuar, nuk ka rëndësi se kush e thërret këtë protestë, ajo nuk do të jetë protestë e 1 ose 2 partive politike, por protestë ekonomike, nëse dështon kjo e 7 korrikut atëherë vritet shpresa e opozitarizmit.

Është vrarë shpresa e protestës në këtë vend, është një protestë ekonomike, duhet të marrim pjesë masovikisht, të protestojmë për ekonominë, papunësinë, karburantin, këto janë shkaqe për të protestuar.

Veçmas qytetetarët i bëj thirrje për të marrë pjesë, do të jetë një test, por test është edhe mungesa e ekonomisë, subvencioneve të fermerit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit