Home Aktualitet 7 viktima dhe...

7 viktima dhe rritje e rasteve të reja, mbi 1000 të shëruar në 24 orë

159
0

Në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54-vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57-vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62-vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71-vjeç nga Berati, 1 qytetare 75-vjeçe nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Nga 5544 testime, pozitivë kanë dalë 820 qytetarë. ”386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd”.

Janë 12,483 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet Covid po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Lajmi i mirë është se janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544
Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit