Home Aktualitet 8 vrasje në 8...

8 vrasje në 8 ditë, zv.ministri Lamallari: Edhe në Europë ka shifra serioze të krimit

15
0

Në vetëm tetë ditët e fundit janë regjistruar tetë ngjarje kriminale, me tetë viktima. Në tre muajt e parë të vitit 2021 policia ka arrestuar 233 persona me armë pa leje. Por pavarësisht këtyre shifrave, krimi qendron në nivele të larta. Pjesa më e madhe e autorëve disponojnë armë që prej vitit 1997 kur edhe u hapën depot.

Për zv/ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, fushatat e dorëzimit të armëve kanë funksionuar, ku edhe thotë se vigjilenca për armët në vendin tonë është e lartë.

”Ka pasur dhe më herët fushata për dorëzim armësh, kanë funksionuar. Policia e Shtetit ka shifra konkrete dhe sisteme menaxhimi të personave me armë me dhe pa leje. Edhe vendet e Bashkimit Evropian kanë raste të tilla, kanë shifra serioze të krimit”.

Vrasjet

1 QERSHOR-vritet Çajup Selimi në Tepelenë

2 QERSHOR-vritet Shkëlzen Velaj në Vlorë

2 QERSHOR-vritet Hirakli Qorri në Lushnje

4 QERSHOR-vritet Kudret Saliaj në Tiranë

6 QERSHOR-vritet Diana Vukaj në Shkodër

6 QERSHOR-vritet Gramoz Memaj në Sarandë

7 QERSHOR-vritet Lumturie Bici në Librazhd

8 QERSHOR-vritet Ylber Xhahysa në Peqin

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit