Home Bota 9 shtetas fra...

9 shtetas francezë të humbur pas sulmit të Hamasit; Macron mbërrin në Izrael

40
0

Presidenti francez Emmanuel Macron bërë të ditur në platformën e sociale X se nëntë shtetas francezë janë “zhdukur ose mbajtur peng” pas sulmeve të Hamasit në Izrael,pas takimit me të afërmit e shtetasve francezë të vdekur dhe të zhdukur në Izrael.

“Ne jemi të lidhur me Izraelin nga pikëllimi,” tha Macron, teksa ka mbërritur në Tel Aviv mëngjesin e kësaj të marte.

Burimet për CNN kanë bërë të ditur se pas mbërritjes së tij, Macron u takua me 30 të afërm të 18 shtetasve francezë të vrarë ose të zhdukur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, duke përfshirë familjen e Mia Schem, një gruaje 21-vjeçare franko-izraelite e cila u shfaq në një video të publikuar nga Hamasi javën e shkuar.

Macron u takua gjithashtu me Presidentin izraelit Isaac Herzog në Jerusalem.

“Ne ndajmë dhimbjen tuaj. Ajo që ndodhi më 7 tetor është një sulm i tmerrshëm terrorist kundër popullit tuaj, kombit tuaj,” tha Macron drejtpërdrejt duke iu drejtuar homologut të tij izraelit gjatë një konference për shtyp. “Unë dua që ju të jeni të sigurt se nuk do të mbeteni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit. Sepse unë flas këtu në emër të një vendi që përjeton sulme terroriste.”
Udhëheqësi francez bëri një thirrje të fortë për lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë “pa asnjë dallim”, duke e quajtur një “krim të tmerrshëm të luash me jetën e fëmijëve, të rriturve, të gjithë njerëzve”.

Herzog falënderoi Macron për vizitën e tij, duke e quajtur atë një “shprehje të qartë solidariteti” gjatë “kohëve të vështira” për Izraelin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit