Alarm në Korçë për dyshim eksplozivi në automjet, rezulton pajisje GPS
Një automjet i parkuar në lagjen nr. 18 në Korçë është bërë objekt kontrolli nga forcat e policisë, pas dyshimeve se në të mund të ishte vendosur një lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat kanë kryer verifikimet përkatëse të mjetit, duke marrë të gjitha masat e sigurisë për shmangien e çdo rreziku të mundshëm për qytetarët.
Pas kontrollit të detajuar, është konstatuar se objekti i dyshuar nuk ishte lëndë plasëse, por një pajisje GPS e vendosur në automjet. Kjo ka sqaruar situatën dhe ka eliminuar çdo dyshim për rrezik eksplozivi.
Policia po vijon procedurat standarde për të dokumentuar rastin dhe për të sqaruar rrethanat se si pajisja është vendosur në automjet, ndërsa zona është rikthyer në normalitet pas përfundimit të kontrollit.
KOHA JONË SONDAZH
Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?
Results
Vota totale: 13269

