FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinë në Gjirokastër, arrestohet pronari i kompleksit

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit me pishina “Glow”, E. Koko, pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën një 15-vjeçar. Arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rrethanat e vdekjes së të miturit në ambientet e pishinës.

Sipas burimeve hetimore, Koko akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa Prokuroria po verifikon nëse subjekti kishte plotësuar kushtet e sigurisë dhe masat e nevojshme për ndërhyrje në raste emergjente.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?