Formacionet e sfidës hapëse të Botërorit 2026, Meksikë-Afrikë e Jugut
Gjithçka është gati për ndeshjen hapëse të Botërorit 2026. Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, takimi që do të ngrejë siparin e kampionatit botëror.
Meksika do të zbresë në fushë me një qasje tërësisht sulmuese në debutimin e saj para tifozëve vendas. Trajneri Javier Aguirre ka vendosur të lërë në stol sulmuesin e Milanit, Santi Gimenez, duke i besuar vendin në majën e sulmit veteranit Raul Jimenez. Në repartin defensiv bie në sy aktivizimi nga minuta e parë i mbrojtësit Johan Vasquez, i cili luan për Genoan.
Nga ana tjetër, Afrika e Jugut paraqitet me një skemë më të kujdesshme dhe kryesisht mbrojtëse, të paktën në letër. Përfaqësuesja e drejtuar nga Hugo Broos do të luajë me pesë mbrojtës, ndërsa në sulm do të mbështetet te dyshja Foster–Rayners.
Formacionet zyrtare
Meksika (4-1-2-3):
Rangel; Reyes, Montes, Vasquez, Gallardo; Lira; Fidalgo, Gutierrez; Alvarado, Raul Jimenez, Quinones.
Trajner: Javier Aguirre.
Afrika e Jugut (5-3-2):
Ëilliams; Mudau, Okon, Ribisi, Mbozaki, Modiba; Mokoena, Sithole, Adams; Foster, Rayners.
Trajner: Hugo Broos.
KOHA JONË SONDAZH

