FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhupa debat me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku i kthehet: Ai ka më shumë vota se ty

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa dhe kryebashkiaku i Gramshit, Beison Ajazi, u përfshinë në një debat në Komisionion e Reformës Territoriale. Ky i fundit i ndërpreu fjalën Zhupës kur ajo filloi të fliste për protestën.

“Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend as t’ju kërkoj çfarë do flas, as t’ju pëlqej për atë që po flas. Ju mund të prisni. Mungesa e durimit reflektohet në atë sheshin të mbushur me qytetarë. Keni një pushtet vendor që sot nuk ka zë. Vetë po t’i pyesësh, ata të thonë që nuk e kanë idenë se çfarë planesh kanë mbi bashkinë e tyre. Po ti do vendosësh se ca është procedura… rri aty, mbaj vendin si i ftuar”, u shpreh Zhupa.

Në debat është përfshirë dhe një prej kryetarëve të Komisionit, Arbian Mazniku, i cili i ka kujtuar demokrates së Ajazi ka më shumë vota nga populli se ajo. “Mos i thuaj asnjë të zgjedhuri nga qytetarët ‘rri e mbaj vendin’. Ai atje ka marrë më shumë vota sa ty”, tha Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?