Rama: Gati kantieri i punës për rrugën Shalë-Tropojë, lidh zonën e Dukagjinit me Kurorën e Alpeve
Kantieri për ndërtimin e rrugës Shalë-Tropojë, një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit, është gati në pritje të nisjes së punimeve për aksin që shënon hap të rëndësishëm për lidhjen e zonës së Dukagjinit me Kurorën e Alpeve Shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik që do të lidhë Shalën me Tropojën përmes Qafës së Ndërmajës.
”Një investim i rëndësishëm që do të lidhë zonën e Dukagjinit, nëpërmjet Qafës së Ndërmajës, me Kurorën e Alpeve Shqiptare”,-shkruan Rama.
Ky investim do të krijojë një korridor të ri lidhës mes zonave alpine, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si edhe duke rritur potencialin për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
KOHA JONË SONDAZH

