Tragjedi në Postribë, zjarrfikësit gjejnë njërin prej fëmijëve. Po kërkojnë për nënën dhe fëmijën tjetër
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Domenit në Postribë, ku një fëmijë është gjetur i pajetë brenda një banese të vjetër të përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, nëna së bashku me dy fëmijët kishin shkuar në banesën e vjetër, e cila prej kohësh ishte e pabanueshme, por aty ka rënë zjarr. Për shkak të terrenit të vështirë malor, banesa ndodhet rreth 30 minuta larg nga rruga e aksesueshme me automjete, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por flakët kishin përfshirë pjesën më të madhe të banesës. Gjatë kontrolleve, është gjetur trupi i pajetë i njërit prej fëmijëve, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër, të cilët dyshohet se mund të kenë humbur jetën në këtë tragjedi.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

