Interi bën gati dy goditje në mbrojtje, ja emrat që synon

Interi nuk po kërkon vetëm një përforcim në krahë, por mund të ndërhyjë në merkato për dy anësorë. Zikaltrit janë rikthyer fuqishëm në garë për Djed Spence të Tottenhamit, me synimin për të mbushur boshllëkun e krijuar në krahun e djathtë pas largimit të Denzel Dumfries.

Drejtuesit e Interit kanë rihapur bisedimet me klubin londinez, i cili ndërkohë ka ulur ndjeshëm kërkesat për mbrojtësin anglez të lindur në vitin 2000. Nga një vlerësim fillestar prej 50 milionë eurosh, Tottenhami tani është i gatshëm ta lërë të largohet për rreth 40 milionë euro, shifër që konsiderohet më e arritshme për klubet e interesuara.

Spence duket se ka kaluar përpara Moussa Diaby në listën e dëshirave të Interit. Për francezin, Al Ittihad ka refuzuar tashmë një ofertë prej 20 milionë eurosh plus kartonin e Kristjan Asllanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, Interi mund të ketë nevojë edhe për një përforcim në krahun e majtë. Luis Henrique pëlqehet shumë nga Roma dhe zikaltrit kanë kërkuar 30 milionë euro për brazilianin, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për rreth 27 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast të largimit të Luis Henrique, Interi do të kthejë vëmendjen te alternativat për krahun e majtë. Përveç emrave të njohur si Nico Gonzalez dhe Ivan Perisic, orët e fundit kanë marrë më shumë peshë zërat për Malick Fofana, talentin belg të Lyonit, i lindur në vitin 2005.

Fofana ka qenë gjithashtu në radarët e Tottenhamit dhe së fundmi është lidhur edhe me Romën. Interi ende nuk ka bërë hapa konkretë për transferimin e tij, por pritet të lëvizë sapo të ketë siguri për largimin e Luis Henrique.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3385 (72.2%)
Jo 1304 (27.8%)

Vota totale: 4689