SUPERIORE/ Egnatia mund me lehtësi Tiranën, Vora shtang Dinamon

Egnatia e ka nisur sezonin e ri të kampionatit shqiptar me një fitore bindëse, duke mposhtur 3-0 Tiranën në “Egnatia Arena”. Kampionët në fuqi e zgjidhën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tre herë brenda 40 minutave. Diabate zhbllokoi takimin në minutën e 9-të, ndërsa Ajetovikj dyfishoi shifrat në të 29-ën.

Pa i dhënë mundësi Tiranës të reagonte, Egnatia gjeti edhe golin e tretë. Sota realizoi në minutën e 40-të, duke i dhënë skuadrës së Nevil Dedes një avantazh të sigurt për pjesën e dytë. Pas pushimit, vendasit administruan rezultatin dhe ruajtën avantazhin, duke siguruar tri pikët e para të sezonit.

Për Tiranën, ndërkohë, starti është zhgënjyes. Skuadra e Dean Klafuriç u përball me vështirësi edhe për shkak të mungesës së disa prej afrimeve të verës, të cilët nuk mundën të aktivizoheshin për arsye jashtë fushës sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vora e ka nisur në mënyrën më të mirë debutimin në Abissnet Superiore, duke mposhtur 1-0 Dinamo City në transfertë dhe duke siguruar një fitore historike. Skuadra mike e zhbllokoi takimin që në minutën e 10-të, kur Brayan Gjyla dërgoi topin në rrjetë dhe i dha Vorës avantazhin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dinamo reagoi gjatë pjesës tjetër të ndeshjes dhe kërkoi golin e barazimit, por mbrojtja e Vorës arriti të rezistojë deri në fund. Kështu, rezultati 1-0 mbeti i pandryshuar dhe skuadra debutuese festoi tri pikët e para në elitën e futbollit shqiptar.

Për Dinamo City, ndërkohë, starti i kampionatit është zhgënjyes. Blutë tashmë duhet të përqendrohen te sfida europiane ndaj Pafosit. Pas barazimit 1-1 në Shqipëri, Dinamo do të luajë të enjten në Qipro ndeshjen e kthimit të play-off-it të Conference League, ku do të kërkojë kualifikimin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?