Mourinho i lumtur: Nuk është vetëm çështje golash, dua një skuadër të bashkuar

José Mourinho ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në fitoren 4-0 ndaj Malagas në javën e tretë të La Ligës. Trajneri portugez vlerësoi veçanërisht përkushtimin e lojtarëve dhe mënyrën se si skuadra reagoi edhe në fazën defensive.

“Është e rëndësishme që tifozët të shijojnë shumë gola, por duhet të shijojnë edhe futbollin e nivelit të lartë. Pamë një skuadër të përkushtuar. Nëse Vinicius humbet topin, ai ndjek kundërshtarin”, u shpreh Mourinho.

Tekniku i Realit theksoi se objektivi nuk është vetëm spektakli ofensiv, por krijimi i një grupi të bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përkushtimi ishte shumë i madh. Nuk bëhet fjalë vetëm për bukurinë e golave, por për të shkuar në shtëpi me ndjesinë se ekziston një skuadër e bashkuar. Një ditë mund të fitojmë 1-0 dhe të largohemi po aq të lumtur”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mourinho foli edhe për Diomandén, duke kërkuar durim me mbrojtësin e ri. Ai nënvizoi se lojtari ka nevojë për kohë për t’u përshtatur dhe për të treguar vlerat e tij.

“Duhet të zhvillohet hap pas hapi. Po punon shumë mirë, është i hapur dhe modest, dëshiron të mësojë dhe dëgjon shokët e skuadrës. Nuk mund të shoh vetëm çmimin e transferimit. Duhet të shoh lojtarin që pati një sezon të nivelit të lartë te RB Leipzig”, deklaroi trajneri.

Në fund, Mourinho zbuloi edhe planet e tij për rotacionin e formacionit. Ai paralajmëroi se në ndeshjen e ardhshme mund të bëjë katër ose pesë ndryshime, pa prekur identitetin e skuadrës.

“Ky është qëllimi im. Dua të fus lojtarë të tjerë me shumë cilësi, pa humbur identitetin e ekipit”, përfundoi Mourinho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?