Përplasje mes dy makinash në aksin Kuçovë-Berat, dy persona të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuçovës, në aksin rrugor Kuçovë-Berat.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga informacionet e para, mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?