Home Bota A do të ndale...

A do të ndalet kandidati i SHBA-së? Trump përballë akuzave

44
0

Donald Trump po përballet me akuzat e ryshfetit në fushatën e vitit 2016-të. Hetimet janë përqëndruar në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me Trump.

Juria e madhe në Manhatan i dha dritën jeshile ngritjes së aktpadisë ndaj tij duke e bërë ish presidentin e parë në historinë e SHBA-së që gjendet në një situatë të tillë. Trump, kandidati për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 kandidati, e cilësoi vendimin një gjueti shtrigash, dhe persekutim politik.

Akuzat do të bëhen publike vetëm në momentin që Trump të paraqitet para gjykatësit, deklaratë e cila do të nxjerrë në pah më shumë detaje. Ekspertët besojnë se ish-presidenti mund të akuzohet edhe për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Prokurorët deklaruan se po punojnë për të koordinuar dorëzimin e Trump, gjë që mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Ekspertet njoftuan se pritet të zhvillohet një seancë e shkurtër, ku ai do të njihet me akuzat, do t’i merren shenjat e gishtërinjve, do të fotografohet dhe më pas të lirohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit