Home KRYESORE Aeroporti i V...

Aeroporti i Vlorës, Rama: Do e marrë në menaxhim aeroporti i Mynihut sapo të ndërtohet

483
0

Kryeministri Edi Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli, shpjeguan njëri pas tjetrit procesin e fillimit sesi do të vazhdojë puna për ndërtimin e portës së tretë nga qielli të shqiptarëve, të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Gëzuar të gjithëve festën e Flamurit, ditën e Pavarësisë. Sot nisim një hap të ri me një mik të mirë, një personalitet i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej popujve dhe prej shumë njerëzve për ato që ka bërë.

E falenderoj shumë bacën Behgjet sepse kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mu desh të përballoja dhe gjithë padurimin e vlonjatëve, se ata janë kampionë për këtë gjë.

Nuk ishte e thënë që ky proces të ishte fjollë, se për dreq na u fut në mes dhe pandemia, por ne nuk reshtëm së bëri përpjekje deri sa gjërat erdhën aty ku duhen. Derisa sa erdhi Baca Behgjet. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin e krijuar nga Baca po dhe me një aleancë me aeroportin e Mynyhut.

Është fantastike që aeroporti i Mynuhut vjen në Vlorë e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë, por dhe atë sinergjinë me struktura të tjera, se aeroportet janë si klane familjare sepse nuk mjafton të bësh një infrastrukturë të bukur, por duhet edhe të kesh alenaca që të menaxhosh një numër të madh pasagjerësh.

Ky aeroport bëhet porta e tretë, ndër 4 nga qielli që ne duam të hapim, se e 4 është aeroporti sezonal i Sarandës, që do funksionojë në mbështetje të sezonit të pikut. Prandaj ne na duhen 4 aeroporte, se mbase pas 20 vitesh mund të na duhen më shumë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit