Home Aktualitet Agalliu: Ditë...

Agalliu: Ditën që kërkohej kthimi i Berishës në PD, u amnistua Xhaçka. Nuk bëhemi pjesë e pazarit

77
0

Deputeti i PD-së zyrtare, Arbi Agalliu, thotë se grupi i tyre me 7 deputetë nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

“Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit”, shkruan Agalliu.

Reagimi erdhi pas deklaratës së Gazment Bardhit se 4 deputetët e Bashës kanë refuzuar të bashkojnë firmat për të ridërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Postimi i plotë

Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.

S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit