Home KRYESORE Agron Gjekmar...

Agron Gjekmarkaj: Quiz social-politik

1180
0

Zëri i tij në 31 vjet pluralizëm si ka munguar kurrë publikut shqiptar! Ai kur flet gjemon, sokellin, vikat, mundohet, sforcohet për tokën betohet. Të rrumbullta e origjinale i ka mendimet të gjitha i lidhen në stomak, disa i shkojnë lart disa i shkojnë poshtë. Ato që njerr nga goja shoqërohen me tinguj gërrrrrr gërrrrrr, mërrrrr mërrrrr, dërrrrr dërrrrr, bërrrrr, bërrrrr!

Si krusma e një pistolete lodër dëgjohet nëpër studio kokrrama e tij. Tund gishtin, tund kokën që të ruaj të prapmen. Përpëlitet zvarritet, çapitet pas Doktorit venitet! Në emër të tij kërcënon, fal dhe premton. Serviloset ndaj të madhit, zymtohet pranë të voglit. Ha presh, bën pershesh. Nëpër poste plaket, i pacipë, zvarranik me shikimin si qukapik. Qylxhi, llokmaxhi se ndal asnjë perëndi. Hiqet si katolik po është stramastik, pi birrë dhe shpirtin e ka hirrë.

Në origjinë është bektashi ka prishur kisha e xhami po jeta i ka shkuar birinxhi. Me shokun Enver ka bërë fotografi, pas aksionit kundër objekteve të kultit! Grupet armiqësore luftoi gjithë jetën në parti, për vete një herë u bë armik po Doktori e fali e vuri në peqi ku ai denesi si fëmijë. Ideolog, demokrat, intelektual, matrahul përdoret gjithmonë si shul.

Shahin Kadarenë pat habitur teksa spiunonte “armiqtë e Doktorit” por ai dilemën shpejt e shoi e me një stileme në shenjë qelloi. Gomari lart e më lart fluturoi. Tani sillet si triumfator, si vigan ashik që mbush vendin me pleh organik, si rithemelues, si përbashkues.

Gjuha i thahet se këpucët e Doktorit lëpin po lart e më lart do e çojnë partinë. E dikush e quan zullap, ndonjë e thërret trap, këllirë në këtë rrepirë. Po ai nuk ndalet gjithmonë në pushtet rron në selamet ministër e deputet plot 30 vjet. Ky është rithemeluesi, zë ndeshkuesi ky që bën tërrrr tërrrrr, dërrrrr dërrrr përrrr përrrrr!

“More dudum kokëkungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuamë, të rëntë pika!
Ç`të duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem në një kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha pi e kurrë mos del”.

Konica këtë pyetje do i bënte se Konica nuk e njeh Doktorin si përkufizuesin e vetëm të virtyteve, si magazën e vetme të së drejtës e jo më lakun e tij senil me të cilin po na dizenjon të ardhmen. A është gabim? Po është po ç’ti bësh vdiq pa e njohur.

A e gjeni dot kush është personazhi?

Quizi do jetë rubrika e re e kesaj kohe jallane, e cila do ftojë kujtesën e lexuesit në i gjen menjeherë 15 personazhet që në fokus do ketë? Gërr -Gërri që i pari si më i dukshmi e lozonjari, si më i përkushtuari e ofiqari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit