Home Sporti “Ahhhhhh Kris...

“Ahhhhhh Kristjan Asllani …”, driblimi alla-Ronaldinho që ka mahnitur faqen e Seria A (VIDEO)

229
0

Interi mori një fitore të thjeshtë 3-0 në fundjavë ndaj Spezias, duke vijuar ecurinë perfekte. Lajmi më i mirë ishte dhe aktivizimi në minutat e fundit, i talentit të kombëtares sonë, Kristjan Asllani.

Pas paraqitjeve shumë të mira në fazën përgatitore, rikthimi i Brozovic, bëri që hapësirat të jenë më të pakta, por nuk është se do të mungojnë. Faqja zyrtare e Seria A së fundmi nuk i ka kursyer elozhet për të në rrjetet sociale.

“Ahhhhhh Kristjan Asllani …”, shkruhet në një postim, duke e bashkëshoqëruar dhe me driblimin shumë të bukur të bërë prej tij ndaj një lojtari të Spezias. Një driblim alla-Ronaldinho, i cili ka bërë xhiron në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit