Home Aktualitet Akademiku Fug...

Akademiku Fuga: Nevojitet një studim panoramik i gjendjes së personelit mjekësor në vend

28
0

Akademiku Artan Fuga, profesor dhe Doktor i Shkencave ka folur në lidhje me nismën më të fundit të qeverisë shqiptare për të kaluar me procedurë të përshpejtuar një projektligj në lidhje me studentët e mjekësisë dhe të gjitha ata maturantë, të cilët duan të ndjekin këtë degë për të vijuar studimet e tyre të larta.

Si i komentoni nismën më të fundit të qeverisë shqiptare për studentët e Mjekësisë dhe ata që duan ta zgjedhin këtë degë për të studiuar?

Kur kërkon të bësh një zgjidhje, mbase nuk është mënyra më e mirë që ta zgjidhësh atë në mënyrë integrale. Brenda këtij problemi të madh, që është emigrimi, ka disa probleme të vogla, sikurse është ai i shërbimit të shëndetit publik. Dhe unë e kuptoj që pavarësisht se politika shqiptare nuk e nuhati këtë proces që ndodhi.

Nuk e zgjidh kurrë situatën rritja e rrogës së mjekëve. Institucionet dhe ndarja e pushteteve duhet të jetë e vërtetë. Ne kemi ardhur në këtë krizë. Pra, shkaku i krizës është se ne nuk kemi një sistem politik kibernetikisht reflektiv. Pra, që të lejojë që interesat të përplasen me njëra-tjetrën dhe shoqëria të dëgjojë zëra që të korrigjohet gjatë rrugës.

Gjëja e parë që duhet bërë është një studim panoramik i gjendjes së personelit mjekësor në Shqipëri, spital pas spitali, pavijon aps pavijoni, shërbim pas shërbimi, gjithçka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit