Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë në Peqin-Elbasan, plagosen drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë

38
0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Mësohet se automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari O.S., është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga 58-vjeçari Sh.P.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, si edhe dy pasagjerë.

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit