Home KRYESORE Aksident i rë...

Aksident i rëndë në Tiranë. Urbani përplas disa automjete te Shallvaret, disa persona të plagosur

520
0

Aksident i rëndë në Tiranë. Urbani i Unazës përplas disa automjete në qendër pranë pallateve të Shallvareve. Nga ky askident janë plagosur disa persona, të cilët janë transportuar në spital.

Pamjet e mëposhtme tregojnë pamjet e frikshme nga aksidenti që ndodhi te Shallvaret. Mësohet se në aksident janë përfshirë 8 automjete,të cilat janë dëmtuar shumë, po ashtu dhe autobusi i linjës së Unazës.

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë“, njofton policia.

Nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas, dhe më pas ka vijuar përplasja. Ndërkohë siç shihet edhe në pamje, një automjet ka përfunduar në trotuar, duke goditur stacionin e urbanit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit