Home Aktualitet Aksident në a...

Aksident në aksin Milot-Morinë, lëndohen tre persona

7
0

Tre persona janë lënduar këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia bën me dije se në Milot mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.

Ndër të tjera se të lënduar nga aksidenti kanë ngelur dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit