Home Aktualitet Aksidentoi st...

Aksidentoi studenten dhe u largua nga vendngjarja, kapet shoferi

76
0

Policia e Korçës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë më pas drejtuesin e mjetit që aksidentoi mëngjesin e së premtes një studente që po kalonte rrugën për të shkuar në universitetin “Fan Noli”.

Pas një pune hetimore, është bërë i mundur arrestimi i 38 vjeçarit Ilir Dhami, i cili pasi përplasi të renë nuk i dha ndihmën e parë, por u largua nga vendngjarja.

Drejtuesi i mjetit u kap në afërsi të banesës së tij në lagjen 12, ndërsa u sekuestrua edhe mjeti tip Benz me të cilin përplasi 18 vjeçaren. Vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit