27-vjetori i PD, ish-deputetja: Disa u ”dorëzuan” dimrave opozitarë
Sot Partia Demokratike e Shqipërisë, festoi 27-vjetorin e themelimit. Mes qindrave mesazheve në këtë ditë të shënuar, spikati edhe mesazhi i ish-deputetes dhe firmëtares, Mimoza Hajdarmataj.
Mes rreshtave të mesazhit të shkurtër të ish-deputetes, ndihet keqardhja për mirënjohjen e munguar me vepra ndaj atyre që hodhën themelet e krijimit të PD-së, ku sipas saj në çdo vit këto mirënjohje janë vetëm në fjalë.
Hajdarmataj ka edhe një mesazh për ata që gjatë këtij rrugëtimit, u afruan në pranverë dhe u dorëzuan gjatë dimrave opozitarë në PD. ”Përsëri PD-ja mbetet Partia e Idealeve, Lirisë dhe e Mundësive. Zoti i bekoftë të gjithë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë”,-shkruan ish-deputetja.
Mesazhi
Gëzuar 27 vjetorin Partia Demokratike!
Partia e Lirisë!
Le të kujtojmë por edhe reflektojmë së bashku! Të shumtë ishim, qysh prej themelimit. Shumë iu bashkuan udhëtimit 27-vjeçar. Disa “u afruan” gjatë pranverave qeverisëse. Disa ” u dorëzuan” gjatë dimrave opozitar. Por përsëri PD-ja mbetet Partia e Idealeve, Lirisë dhe e Mundësive. Zoti i bekoftë të gjithë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!


