Aksident në Përrenjas, plagoset rëndë një grua
Aktualitet E Hënë, 19 Korrik 2021 04:49
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Pogradec.
Nga raportimet në vendngjarje mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë një grua.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë lagështira në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (TemA)

