Avramolupos: Vlerësoj rezultatet në luftën ndaj kanabisit

Komisioneri për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupos gjatë takimit me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vlerësoi rezultatet e arritura në luftën ndaj kanabisit.

Zyrtari europian tha se një punë e mirë është bërë edhe për azilkërkuesit e luftën kundër krimit të organizuar.

“Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane. Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment”, deklaroi Avramolupos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ministri Xhafaj tha se në muajt e ardhshëm do të ketë edhe më tepër rezultate konkrete, sa i përket kritereve për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?