Balla pret delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Mirënjohje për ndihmën e dhënë familjeve të prekura nga tërmeti

Kryetari i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla priti këtë të hënë, një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe të kryesuar nga Dr.Muhamed Kamil Muini, President i Institutit Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore. Balla vlerëson mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e dhënë familjeve të prekura nga tërmeti si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve. Gjatë takimit, deputeti socialist vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në Keshillin e Sigurimit të OKB

Postimi i plotë i Taulant Ballës

“Kënaqësi të mirëprisja në Kuvendin e Shqipërisë një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe të kryesuar nga Dr.Muhamek Kamil Muini, President i Institutit Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e 2000 apartamenteve tepër cilësore për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, dhuratë nga Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të EBA për popullin shqiptar dhe qytetin e Durësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë takimit vlerësova bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në Keshillin e Sigurimit të OKB. Do të intensifikojmë kontaktet në kuadër të diplomacisë parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?