Banorët e Hoxharës në Fier: Nuk duam sheqer e oriz, por ushqim për bagëtitë

Agron Hyka, një nga banorët e 400 familjeve në fshatin Hoxharë e prekur ditët e fundit nga përmbytjet. Ai qëndron prej disa ditësh në ujë në mbrojtje të vathës së bagëtive, e cila është pasuria e tij.

Ai madje nuk u afrua të jepte një intervistë për kamerën e Ora News ndërsa zgjodhi të zhvillojë një bisedë me telefon.

Fermeri: Erdhën dje ata të ushtrisë. Ne nuk kemi ku t’i çojmë bagëtitë nëpër fshat po ngordhin një nga një.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me bagëtitë mbajnë frymën gjallë ndaj apelin për ndihmë e përcjellin me fjalë të ndera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorë: Malli është si puna e fëmijës. Ai shikon çfarë do t’i hedhësh. Nuk i jep dot as makarona as oriz.
-Për veten tonë do të marrim 5 kile makarona, por malli (kafsha) s’di të hajë. Unë tre lopë kam, po të më ngordhin ato unë s’kam me se të rrojë.

Hoxhara është një fshati 8 km larg Fierit dhe ndryshe nga të tjerët, ata kërkojnë vetëm bazë ushqimore për kafshët.

Përmbytjet thonë se u kanë shkatërruar rezervën ushqimore që kishin krijuar për dimrin.

Banor: Nuk kërkojmë asgjë veç bazës ushqimore për kafshët. Po na ngordhin bagëtitë.

Veç bazës ushqimore që kishin gati, uji u ka dëmtuar edhe tokat e mbjella, ndaj pasojat do të jenë afatgjata.

Banorë: Tokat na janë prishur fare nga kripa zero se zero e kishim. Plugoje, prodhime nuk ka më.

Dëmet nga përmbytjet janë 20 hektarë mera që kishim. 

Nëse ndihma do të vijë, banorët e Hoxharës kanë një porosi.

Banor: Vijnë dhe i ndajnë cepave. 

Grupin e xhirimit të Ora Neës e presin dhe e përcjellin me falenderime, pasi thonë se gjatë përmbytjes u harruan  dhe anashkaluan.

Banor: Ju falënderojmë si stacioni që vini dhe na kujtoni neve të paktën. Të flasim me gazetarët mos dëgjojnë pushtetarët.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?