Bashkia e Tiranës, aksion për mbjellje pemësh

Krahas punës që po bëhet prej disa javësh tashme në gjithë atë që do jetë Pylli Orbital, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën me intensitet edhe për mbjelljen e pemëve në rrugët e Tiranës.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës janë duke punuar me hapjen e gropave dhe mbjelljen e pemëve në të gjitha rrugët e Tiranës që, ose nuk kanë pasur asnjëherë pemë ose duke zëvendësuar pemët e dëmtuara për shkak aksidenteve rrugore apo shkaqeve të tjera natyrore.

Fotot e mëposhtme janë marrë nga aksioni që po bëhet në rrugën “Don Bosko” në Njësinë 9, ku siç shihet po mbillen pemë në një rrugë ku nuk kanë ekzistuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njëjta situatë paraqitet edhe në shumë rrugë të tjera të Tiranës, siç është edhe rruga hyrëse për në Qytet Studenti. Bashkia e Tiranës është angazhuar që këtë vit të thyej rekordin për të mbjellë 100 mijë pemë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?