Bashkia e Tiranës rehabiliton kopshtet dhe çerdhet

Pavarësisht emergjencave të këtyre ditëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në kryeqytet ka vijuar puna për rehabilitimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të objekteve të arsimit shkollor dhe parashkollor. Në këto ditë të ftohta, punonjësit e Bashkinë kanë bërë të mundur pastrimin e tarracës në mënyrë që të eliminojmë lagështinë e ditëve që na presin në Çerdhen Nr.16, ndërsa në çerdhen nr. 17, ka përfunduar rehabilitimi i ambienteve të brendshme duke siguruar kushte dhe rehati për më të vegjlit e njësisë nr.7! Puna vijon edhe në një tjetër objekt parashkollor, sikurse është çerdhja Nr. 19 ku është drejt përfundimit lyerja e ambienteve, ndërsa paralelisht po rregullohet sistemi hidraulik në Kopshtin Nr.52 në mënyrë që të vegjlit e qytetit të kenë kushte komode.

 Pas amortizimit, në shkollën 9 – Vjeçare ”Xhezmi Delli” pranë zonës së njohur si Xhamlliku po punohet për rehabilitimin e fasadës dhe për mirëmbajtjen e ambienteve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?