Berisha publikon mesazhin e shkodranit: Rama, në çdo fjalë një mashtrim
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari nga Shkodra, i cili pas përfundimit të vizitës së Ramës në Shkodër ka dalë në përfundimin: “Në çdo fjalë një mashtrim!”
“Qytetari dixhital denoncon mashtrimin e radhës të piktorit dështak, shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”
“Doktor ky sapo u levdua me nje call center qe esgte bere ne kohen tuaj. Quhet Consulcesi dhe sipermarresi quhet Massimo Tortorella.
Ky thjesht ka shkuar te selia e re te Ring Center por kompania ka ne tirane qe ne 2012 dhe ka qene diku te fillimi i rruges se Dibres. Kompania ofron sherbime mjeksore online ne Itali”

