Bie zjarr në një banesë në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një banesë në rrugën e Spitalit në Pogradec, përballë poliklinikës së qytetit. Ngjarja ka shkaktuar panik, por fatmirësisht situata është vënë shpejt nën kontroll.

Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth. Sipas informacioneve të para, zjarri është neutralizuar dhe nuk paraqet më rrezik për zonën.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga familja që jetonte në banesën e prekur nga zjarri. Megjithatë, dëmet materiale në shtëpi janë të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipet përkatëse po vijojnë punën në terren për të shuar plotësisht çdo vatër të mbetur dhe për të bërë verifikimet e nevojshme mbi shkaqet e rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar origjinën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?